Visar Ganiu mori pjesë në mbledhjen e rregullt të Bordit drejtues të ZELS, temë diskutimi masa sistemore për parandalimin e zjarreve në pyje dhe përmbytjeve

nga Redaksia

Shkup, 4 prill – Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot mori pjesë në mbledhjen e rregullt të Bordit drejtues të ZELS-it, ku së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Pançe Toshkovski, diskutuam për masa sistemore për parandalimin e zjarreve në pyje dhe përmbytjeve, shkruan Zhurnal.mk.

“Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërmorëm hapa konkretë drejt përforcimit të kapaciteteve për reagim të shpejtë. Si komuna, kemi rol kyç në pastrimin e kanaleve atmosferike dhe mirëmbajtjen e shtratit të lumenjve, ndërsa në zonat pyjore duhet të krijohen korridore mbrojtëse për të penguar përhapjen e zjarreve.

Gjithashtu, u garantua mbështetje nga Qeveria për forcimin e brigadave zjarrfikëse dhe për rritjen e kapaciteteve ajrore për ndërhyrje të shpejta gjatë sezonit të verës.

Si gjithmonë, qëndroj i përkushtuar për mbrojtjen e qytetarëve dhe resurseve natyrore përmes veprimit të përbashkët dhe sistematik.”, njofton kreu i komunës së Çairit , Visar Ganiu

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More