Mbyllet për qarkullim rruga Krushevë-Divjac i Poshtëm-Koçishë

nga Xh M

Krushevë, 4 prill – Drejtimi rrugor Krushevë – fshatiDivjac i Poshtëm- fshati Koçishë është i pasigurt për komunikacion dhe paraqet rrezik për rrjedhën normale të komunikacionit, andaj sot nga ora 15:00 deri në riparimin e tij do të jetë i mbyllur për të gjitha llojet e komunikacionit, njofton LAMM.

Qytetarët e këtyre vendbanimeve do ta shfrytëzojnë rrugën rajonale fshati Pusta Rekë – Krushevë.

Në rrugën Vallandovë – Strumicë, afër Kosturinës, për shkak të rrëshqitjeve të dheut, qarkullimi është i vështirë dhe i ngadaltë.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More