Arrestohen dy persona për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit

nga Xh M

Sot (06.04.2025), zyrtarët policorë nga SPB Kavadar kanë privuar nga liria H.K. (22) dhe A.M. (35) për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik” e paraparë në nenin 297-a të Kodit Penal, për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Konkretisht, te H.K. është konstatuar se ka drejtuar automjetin me 2.65 promilë alkool në gjak, ndërsa te A.M. janë konstatuar 3.34 promilë alkool në gjak gjatë drejtimit të automjetit.

Të dy personat janë ndaluar në DPB Kavadar, është njoftuar Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzim përkatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More