Sela pritet në takim nga presidenti shqiptar, Bajram Begaj

nga Xh M

Tiranë, 7 prill – Bashkë me Sekretaren e Përgjithshme të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, sot në Tiranë takuam Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj.

Biseduam për shqetësimet e përbashkëta, për situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe zvhillimet politike në vendet tona, në rajon dhe më gjërë.

Kujdesi dhe interesimi i Presidentit Begaj dhe shtetit shqiptar, për shqiptarët në RMV është një mbështetje e fuqishme dhe një motiv i fuqishëm për ne të vazhdojmë të punojmë në ruajtjen e arritjeve të deritanishme, kapërcimin e sfidave dhe të përparojmë edhe më tej.

Roli i shqiptarëve në Ballkan është kyç për stabilitetin dhe progresin e rajonit, andaj bashkëveprimi ynë me shtetin amë dhe faktorin politik në trojet tona është jetik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More