Vijojnë punimet në rrugën “Nexhat Agolli” në Çair

nga Xh M

Shkup, 8 prill – Në rrugën “Nexhat Agolli” kanë vijuar punimet infrastrukturore me fillimin e gryrjes së asfaltit, pas përfundimit të instalimit të rrjetit të ri të kanalizimit fekal.

Ky proces është pjesë e përgatitjeve për vendosjen e rrjetit të ri të ujësjellësit, nga i cili do të përfitojnë mbi 50 amvisëri të zonës. Pas përfundimit të instalimeve nëntokësore, do të realizohet edhe asfaltimi përfundimtar i rrugës.

Ky projekt është pjesë e investimeve të vazhdueshme që Komuna e Çairit po realizon në funksion të modernizimit të infrastrukturës publike dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët.

Çairi po ndryshon çdo ditë, me projekte konkrete dhe zbatim të përgjegjshëm institucional.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More