Kurti bën homazhe në Koshare: Te varret e dëshmorëve ia përkujtojmë vetes se sa e lartë ishte sakrifica e tyre

nga D. V.

Në përvjetorin e 26-të të Betejës së lavdishme të Koshares, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare, raporton Ekonomia Online. Ai tha se vijmë tek varret e dëshmorëve që t’ia përkujtojmë vetes se sa e lartë ishte sakrifica e tyre.

“26 vjet më parë me Betejën e lavdishme të Koshares, UÇK-ja me luftëtarë pothuajse nga të gjitha njësitet e zonave operative të saj, e shembi kufirin që ndante shqiptarët, kufirin që ndante Kosovën nga Shqipëria e që ishte i vjetër që nga viti 1913, respektivisht 1918. Nga radhët e UÇK-së ranë dëshmorë 114 luftëtarë në krye me komandantin Agim Ramadanin- Katanën dhe Sali Çekun, por gjithashtu kishim edhe mbi 400 të plagosur. U vranë së paku 108 ushtarë e oficerë të ushtrisë agresore e okupatore serbe dhe përveç kësaj në radhët e UÇK-së kishim vullnetarë nga Franca e Algjeria, nga Italia, Suedia e Britania, ndërkaq në radhët e Ushtrisë së Serbisë kishte mercenarë nga Rusia. Ne vijmë këtu tek varret e dëshmorëve që t’ia përkujtojmë vetes se sa e lartë ishte sakrifica e tyre, sa e lavdishme është lufta e UÇK-së dhe sa i madh është çmimi i lirisë që e gëzojmë e të shtetit, të cilin po e ndërtojmë së bashku”, tha Kurti. /Ekonomia Online/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More