Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit me Serbinë n

nga Xh M

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndimore të misionit të KFOR-it kanë zhvilluar patrullime përgjatë vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në veri të komunës së Istogut.

Në një njoftim për media, KFOR-i ka theksuar se kontrolli i kufirit është pjesë e përditshme e angazhimeve të tyre në terren.

“Prania në këtë zonë është shumë e rëndësishme për të kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit”, thuhet në njoftim.

KFOR-i ka përsëritur se mbetet i përkushtuar ndaj mandatit të tij – të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë.

Misioni i udhëhequr nga NATO ka shtuar se vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), sipas roleve të tyre përkatëse si pjesë e strukturës së reagimit ndaj sigurisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More