Shkup, 9 prill – Gjithsej 59,681 tatimpagues kanë dorëzuar tashmë përllogaritjet e MPIN-it për muajin mars. Prej tyre, 30.090 tatimpagues kanë paguar tashmë përllogaritjet e MPIN-it për pagesën e pagës së muajit mars. Deri në afatin ligjor – nesër e enjte në mesnatë pritet që edhe 5 mijë tatimpagues të dorëzojnë llogaritjet e pagave për muajin mars.
Drejtoria e të Ardhurave Publike është në komunikim të vazhdueshëm dhe aktiv me tatimpaguesit dhe kontabilistët për të siguruar përpunimin në kohë dhe me sukses të të gjitha kërkesave për rilëshimin e kodeve të identifikimit të kërkuara për dorëzimin e përllogaritjeve MPIN.
Duke pasur parasysh shtrirjen e procesit, Drejtoria e të Ardhurave Publike ka formuar ekipe që punojnë me përkushtim për të lehtësuar procesin e përgjithshëm. Vëmendje e veçantë i kushtohet tatimpaguesve që nuk kanë dorëzuar llogaritjet e MPIN-it. Drejtoria e të Ardhurave Publike u ka dërguar mesazhe të personalizuara dhe ka bërë kontakte telefonike këtyre tatimpaguesve në mënyrë që ata të marrin mbështetje shtesë dhe t’i përmbushin detyrimet e tyre në kohën e duhur.
I rikujtojmë tatimpaguesve që të kontrollojnë profilet e tyre në sistemin “Shërbimet e-Taksave” dhe të shkarkojnë kodet që tashmë janë krijuar dhe vendosur në profilet e tyre, si dhe u bëjmë thirrje tatimpaguesve që nuk kanë paraqitur ende kërkesë për lëshimin e kodit identifikues, ta bëjnë këtë përmes “Shërbimeve elektronike Tatimore”.
Si institucion profesional që monitoron nevojat e tatimpaguesve, Drejtoria e të Ardhurave Publike ka përgatitur një video-udhëzues për përdorim.