Në debat të Komisionit ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për menaxhim me pronën e konfiskuar

nga D. V.

Shkup, 10 prill – Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, në rend dite të së cilës është Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për menaxhim me pronën e konfiskuar, interesin pronësor dhe gjërave të sekuestruara në procedurë penale dhe kundërvajtëse, në lexim të dytë.

Siç theksohet në arsyetimin e publikuar në ueb faqen e Kuvendit, qëllimi i këtyre ndryshimeve të Ligjit, në pjesën që përcakton kushtet për zgjedhje/emërim të drejtorit, zëvendësdrejtorit dhe zyrtarëve tjerë publik, është të krijohet mundësi për zgjedhje të kuadrit profesional të fushës.

“Qëllimi i këtyre ndryshimeve të Ligjit dhe atë në pjesën ku janë konfirmuar kushtet për zgjedhjen/emërimin e drejtorit, zëvendësdrejtorit dhe zyrtarëve tjerë publik, është në atë mënyrë që kushti për posedimin e certifikatës së njohur ndërkombëtarisht ose vërtetimit për njohje aktive të gjuhës angleze e cila përcaktohet individualisht në ligje të veçanta materiale, është të shtohen fjalët: “certifikatë ose vërtetim me të cilin konfirmohet  njohja e njërës nga tre gjuhët më së shumti të përdorura në Bashkimin Evropian – angleze, franceze ose gjermane me të paktën B2  nga Korniza e përbashkët evropiane e referencës për gjuhët, e lëshuar nga institucioni në vend ose në vendet e huaja, e regjistruar si dhënës i këtij shërbimi”, thuhet në arsyetimin për Propozim-ligjin.

Gjithashtu, Komisioni për mbikëqyrje mbi punën e Agjencisë për Siguri Nacionale dhe të Agjencisë për Inteligjencë sot do të realizojë vizitë mbikëqyrëse në hapësirat e Agjencisë së Inteligjencës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More