Nis regjistrimi i deputetëve të rinj nga radhët e PDK-së e LDK-së në Kuvend

nga D. V.

Regjistrimi i deputetëve të rinj nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës fillon sot, duke përfshirë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Regjistrimi i deputetëve është një procedurë formale dhe e domosdoshme që i paraprin seancës konstituive të Kuvendit, e cila është paraparë të mbahet më 15 prill 2025.

Ndërsa të hënën, do të regjistrohen deputetët e koalicionit AAK-Nisma dhe ata të pakicave.

Kryetari në detyrë i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim më 8 prill me kryetarët e partive politike për të diskutuar përgatitjet për seancën konstituive.

Presidentja Vjosa Osmani e ka caktuar 15 prillin si datë për konstituimin e Kuvendit, pas zhvillimit të zgjedhjeve të rregullta parlamentare më 9 shkurt.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More