Nesër regjim i posaçëm i trafikut në aksin rrugor nga vendkalimi kufitar Bllacë – rrethrrotullimi në Shkup

nga Xh M

Shkup, 11 prill – Në vendkalimin kufitar “Bllacë – Hani i Elezit” nesër në ora 11:0 do të mbahet ceremonia solemne për lëshimin në përdorim të sistemit të kontrolleve të përbashkëta kufitare “One Stop Shop”. Në ngjarje do të marrin pjesë delegacione të larta qeveritare të Maqedonisë dhe Kosovës, ministra, zëvendëskryeministra, të udhëhequr nga kryeministrat e të dyja shteteve, Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti, drejtorë të administratave shtetërore, si dhe përfaqësues të korit diplomatik në vend.

Për këtë arsye SPB Shkup – Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në periudhën prej 10:30 deri 12:00 do të marrë masa për regjim të posaçëm në trafik nga vendkalimi kufitar Bllacë – rrethrrotullimi në Shkup.

SPB Shkup apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More