Tripunovski nga Resnja: Të gjithë bujqit nga e hëna të raportojnë dëmet e shkaktuara nga temperaturat e ulëta, në mënyrë që të kompensohen

nga Xh M

Shkup, 11 prill – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot ka qenë për vizitë pune në Resnjë, ku është takuar me kryetarin e komunës dhe me këshilltarët.

Në takim, ka njoftuar Tripunovski është diskutuar për situatën që e goditi këtë rajon, përkatësisht për temperaturat e ulëta që ishin ditëve të fundit.

“Dua të informoj se që sot, në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Resnjës, do të merret vendim për shpalljen e fatkeqësisë natyrore, do të formohet një komision për vlerësimin e dëmeve dhe nga e hëna do të shpallet Thirrja Publike në të cilën të gjithë bujqit duhet të paraqesin nëse kanë pësuar dëme nga temperaturat e ulëta gjatë ditëve të kaluara”, sqaroi ministri.

Ministri Tripunovski i bëri thirrje të gjithë bujqve të raportojnë dëmet e shkaktuara nga temperaturat e ulëta. Komisionet komunale të përpunojnë me kohë të gjitha kërkesat dhe vlerësimt që bëhen në terren.

“Ne si Ministri, si Qeveri, do të dalim në ndihmë dhe do t’i kompensojmë të gjithë bujqit që kanë pësuar dëme nga këto temperatura të ulëta”, theksoi ministri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More