Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish nesër, në tentativën e pestë për konstituimin e Kuvendit. Seanca do të fillojë në orën 10:00, teksa pritet të hedhet në votim propozimi për Kryeparlamentarin. VV ka thënë se do të vazhdojë me emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun, teksa PDK, LDK dhe AAK ia kanë bërë të qartë se nuk do të ia votojnë këtë propozim.Deputetët e rinj do të bëhen bashkë sërish nesër në Kuvend, në një tentativë tjetër për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit.
Seanca konstituive, që u ndërpre të hënën, do të vazhdojë nesër në orën 10:00.Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon të mbetet emri i Albulena Haxhiut. Në dy votime, ajo s’ka marrë votat e nevojshme. Nga 61 sa duhen, Haxhiun e kanë votuar vetëm 57 deputetë.
Në seancën e së hënës, propozimi nuk u hodh fare në votim.Nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca, kërkoi kohë shtesë dhe marrëveshje me partitë e tjera politike për këtë çështje.
Pas ndërprerjes së seancës, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të propozojë një kandidat tjetër, pasi që sipas tij Albulena Haxhiu do të dështojë kurdoherë që del në votim.“LVV duhet ta gjejë një kandidat tjetër sepse kandidatja që ka dështuar do të dështojë përsëri. Nuk duhet ta lënë peng Kuvendin për shkak të tekeve apo problemeve të brendshme.”, deklaroi Krasniqi.
Krasniqi tha se Haxhiu është simbol i dështimeve.“Ajo është simbol i dështimti të kësaj qeverie, krejt mandatin e ka pas me skandale të ndryshme prej zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit e deri të ulja e buxhetiti për mbrojtjen e çlirimtarëve.”, shtoi Krasniqi.
Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, ka deklaruar sot se vota e kësaj partie do të jetë kundër edhe në seancën e nesërme.Zemaj tha se deputetët e LDK-së do të votojnë kundër kandidatit të VV-së për kryetar kuvendi, që në tri seancat e fundit ishe Albulena Haxhiu.