Kallëzim penal kundër ish-drejtorit të Qedrës së Kulturës në Ohër për punë të pandërgjegjshme në detyrë

nga D. V.

Shkup, 23 prill – SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër ish-drejtorit të Qendrës së Kulturës  – “Grigor Përliçev” në Ohër G.S.(48)për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale “punë të pandërgjegjshme në detyrë”.

 Siç bëri të ditur sot MPB, në periudhën prej vitit 2023, në cilësinë e drejtorit të Institucionit Nacional – Qendra e Kulturës – “Grigor Përliçev” në Ohër, gjatë mbajtjes së Festivalit të Këngëve dhe Valleve Popullore 2023, për akomodimin e 72 personave, nga agjencia turistike u ishte lëshuar faturë prej 387.450 denarë.

Pas kontrolleve të kryera ishte vërtetuar se në librin e evidencës ishin regjistruar 48 persona, me ç’rast është konstatuar se institucioni nacional, i përfaqësuar nga i denoncuari, ishte dëmtuar për shumën prej 151.290 denarë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More