Panel me rastin e 30-të vjetorit të inkuadrimit të Austrisë, Finlandës dhe Suedisë në BE

nga D. V.

Shkup, 24 prill – Në Jurop Haus Shkup sot do të mbahet panel diskutim me rastin e 30-të vjetorit të inkuadrimit të Austrisë, Finlandës dhe Suedisë në Bashkimin Evropian, kumtoi Delegacioni i BE-së në Shkup.

Në ngjarje, fjalime hyrëse do të ketë Ben Nupnau, u.d. Ambasador në Delegacionin e Bashkimit Evropian, pas së cilës do të vijojë diskutim me ambasadorët e Austrisë, Finlandës dhe Suedisë, të cilët do të ndajnë mendime për rrugën eurointegruese të vendeve të tyre, pikëpamjet relevante për Maqedoninë e Veriut, si dhe për vlerën më të gjerë të anëtarësimit në BE sot.

Ngjarja është organizuar si pjesë e një sërë ngjarjesh për shënimin e momentit historik në zgjerimin e BE-së, të organizuar nga Delegacioni i BE-së dhe Jurop Haus, në bashkëpunim me ambasadat e vendeve-anëtare të BE-së nëpër rrjetin e Jurop Haus.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More