Qeveria është e qëndrueshme dhe e fortë edhe krahas sfidave të shumta dhe katastrofës ekonomike të trashëguar, përfundim i seancës së KQ të VMRO

nga Xh M

Shkup, 27 prill – Qeveria është e qëndrueshme dhe e fortë, dhe i përmbush pritjet e qytetarëve, edhe krahas sfidave të shumta dhe katastrofës së përgjithshme ekonomike që u trashëgua. Qëndrimi i përgjithshëm është se po bëhen të gjitha përpjekjet për ta vendosur Maqedoninë në një garë të shpejtë për rritje dhe zhvillim ekonomik, njoftoi sot partia në pushtet VMRO-DPMNE pas seancës së Komitetit Qendror të partisë.

Siç theksohet në kumtesë pas takimit, Sekretari i Përgjithshëm Gjorgjija Sajkoski informoi kryetarin dhe partinë se komitetet komunale janë fuqimisht të motivuara dhe të përgatitura për zgjedhjet, në të cilat pritet një fitore e madhe.

“Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se Maqedonia pret suksese dhe rezultate të mira si rezultat i reformave të ndërmarra në periudhën e kaluar, dhe se qëllimi është stabilitet ekonomik dhe prosperitet për të gjithë qytetarët”, thuhet në kumtesë.

Mickoski informoi gjithashtu se në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë anketat dhe sondazhet e opinionit publik për kandidatët e VMRO-DPMNE-së, të cilët tregojnë një avantazh të konsiderueshëm ndaj konkurrentëve politikë, por edhe se duhet të përmbushet përgjegjësia për premtimet e dhëna qytetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More