Shoferi nga Reçica e Vogël kapet duke vozitur me 151 km/h në autostradën Gostivar-Tetovë, arrestohet nga policia

nga D. V.

MPB njofton se më 28.04.2025, në orën 14:50, në rrugën Gostivar-Tetovë, pranë nyjës rrugore të Zherovjanit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Tetovë e arrestuan N.R. (40) nga fshati Reçicë e Vogël, pasi ai po drejtonte automjetin e tij të udhëtarëve të markës “BMW” me targa të Gostivarit, me një shpejtësi prej 151 km në orë, në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet një kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More