Refuzohet kërkesa e Agim Islamit për rigjykimin e rastit “Alfa”

nga Xh M

Shkup, 29 prill – I dënuari me burgim të përjetshëm në rastin gjyqësor “Alfa”, Agim Islami ka njoftuar se Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e tij për përsëritje të gjykimit të rastit gjyqësor.

Në bazë të dokumenteve të publikuara nga Islami, mësohet se Gjykata e Apelit ka sjell vendim që ta refuzojë kërkesën e avokates së Islamit, mes tjerash, për arsye sepse “nuk ka dëshmi të reja”.

Megjithatë, Islami premton se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi, për siç thotë, që të dëshmojë “pafajësinë e tij”.

“Beteja për drejtësi dhe liri vazhdon. Mos mendoni se do të dorëzohem ndonjëherë”, shkroi mes tjerash Islami duke hedhur dyshime se “ky vendim i Gjykatës ka për qëllim të asgjësojë dëshmitë e reja”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More