Zemaj i LDK-së fajëson LVV për bllokimin e Kuvendit

nga D. V.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj tha se Lëvizja Vetëvendosje po përdorë strategji abuzive për të bllokuar krijimin e institucioneve të reja.

Sipas tij, LVV po abuzon me pozitën që i ka dhënë rregullorja e Kuvendit, derisa iu referohet udhëheqjes së seancës nga kryesuesi më i vjetër në moshë, Avni Dehari.

Zemaj tha se kjo sjellje është e papranueshme dhe se sipas tij është denigrim i personaliteti të individit.

“Kjo nuk është vetëm keqpërdorim i individit, sepse në fund të fundit është pranueshmëri e tij e sjelljes politike dhe personale. Por, ky është abuzim me të drejtën e moshës ku e përcakton rregullorja e punës së kuvendit që deputeti më i vjetër, i përkrahur nga deputeti më i ri, duhet ta udhëheqë seancën konstituive deri në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Andaj, kjo është abuzim me pozitën që i ka dhënë Rregullorja e punës së kuvendit. Kjo sjellje është e papranueshme dhe në fund të fundit edhe denigrim edhe i personalitetit të individit. Por, edhe strategji abuzive që po e përdorë Lëvizja Vetëvendosje për të parandaluar ose për të bllokuar krijimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës”, tha Zemaj në një konferencë për media, raporton kp.

Lëvizja Vetëvendosje do të tentojë sërish të shtunën për të zgjedhur kryetarin e ri të legjislaturës nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo është seanca e 10-të për konstituimin e Kuvendit, ndërkaq e shtata për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More