Dështon edhe vazhdimi i 11-të për konstituimin e Kuvendit, pasnesër vazhdimi i dhjetë

nga D. V.

As në vazhdimin e sotëm të seancës së filluar qysh më 15 prill nuk u konstitua Kuvendi i Kosovës.

Ishte përpjekja e 11-të me radhë për konstituimin e këtij institucioni ligjvënës, raporton Ekonomia Online.

Edhe kësaj here, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, propozoi që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë.

Por ky propozim për votim të fshehtë për kryeparlamentarin nuk u miratua. Vetëm 55 deputetë votuana për.

PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe nuk propozuan anëtar për Komisionin për anatra të komisonti për zgjedhjen  e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, siç kërkoi kryesuesi i senacës konstituive Avni Dehari.

56 vota për, 1 kundër dhe nuk kishte abstenim

Seanca konstituive do të vazhdojë, më 7 maj, në orën 10:00, bëri të ditur kryesuesi i kësaj seance, Avni Dehari.

Seanca konstituive është obligim të mbahet çdo 48 orë pas ndërprerjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More