Ageler jep mesazhe në urimin e saj për Ditën e gjuhës maqedonase

nga Xh M

Shkup, 5 maj – Ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler përmes një video të publikuar në rrjetet sociale ka uruar Ditën e gjuhës maqedonase.

“Urime Ditën e gjuhës maqedonase! A e dini se disa diplomatë amerikanë mësojnë gjuhën maqedonase para se të vijnë në Shkup? Me rastin e kësaj dite i lutëm kolegët tanë dhe vullnetarët e Korpusit të paqes së SHBA-së të thonë disa fjalë të urta maqedonase sipas zgjedhjes së tyre…”, thotë Ageler në video.

“Mësojmë maqedonisht. Mësojmë fjalë të urta popullore tipike për gjuhën maqedonase…”, janë disa nga fjalët në gjuhën maqedonase që përmes një video përçojnë të punësuarit në ambasadën amerikane dhe vullnetarë të Korpusit të paqes së SHBA-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More