I ndahet titulli “Datin Laila Utama” nga sulltani i Bruneit, presidentja Osmani: Nderim për popullin e Kosovës

nga D. V.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se nga Sulltani i Bruneit i është dhënë Urdhri i Familjes Mbretërore “Laila Utama” dhe titulli i nderit “Datin Laila Utama”.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se ky një nderim për popullin e Kosovës.

Lexoni postimin e Osmanit:

Nder i jashtëzakonshëm që nga Sulltani i Bruneit mu nda Urdhri i Familjes Mbretërore “Laila Utama” dhe titulli i nderit “Datin Laila Utama”.

Ky është një nga vlerësimet më të larta që u jepet udhëheqësve të huaj, prandaj e konsideroj si një nderim për popullin e Kosovës dhe një dëshmi e miqësisë që po forcojmë me shtetin dhe popullin e Bruneit.

Mirënjohje të thellë për këtë nderim e respekt. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More