Fluturimi i parë certifikues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

nga D. V.

Fluturimi i parë certifikues u krye sot në mesditë në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

I pranishëm gjatë këtij momenti, kryeministri Edi Rama e cilësoi projektin për ndërtimin e këtij aeroporti mjaft sfidues për shkak të vështirësive të terrenit.

“Dua të falënderoj ata që besuan dhe punuan për këtë projekt që s’ka qenë aspak i lehtë dhe tejet sfidues. Mjafton të shohësh pak më larg se si i gjithë aeroporti është ngritur dy metra nga sipërfaqja e terrenit, pasi terreni është 2 m nën nivelin e detit dhe çfarë pune e jashtëzakonshme është bërë në të gjithë pjesën e padukshme për të garantuar një platformë solide të kategoritë më të lartë ndërkombëtare”, tha Rama, raporton euronews.al.

I pranishëm ishte edhe ish-deputeti i Kosovës, biznesmeni Behgjet Pacolli.

Rama tha se së shpejti do të nisin fluturimet e rregullta edhe nga aeroporti i Kukësit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More