Tryezë e rrumbullakët “Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së: Sfida dhe mundësi në vitin 2025”

nga Xh M

Shkup, 10 maj – Në organizim të Akademisë për Integrim Evropian (AIE) sot do të mbahet panel tryezë e rrumbullakët me temë “Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së: Sfida dhe mundësi në vitin 2025”.

Siç informojnë nga Akademia, moderator i ngjarjes do të jetë drejtori i AIE-së në Shkup, Vasko Naumovski, ndërsa fjalime do të mbajnë ambasadori austriak në Shkup Martin Pamer, themeluesi dhe kryetari i Bordit Ndërkombëtar të AIE-së në Shkup, Gabriel Lanski, si dhe kryetari i AIE-së, Arlind Zeqiri.

Ndërkohë, nga AIE thonë se folësit në panel diskutimin do të jenë ekspertë dhe praktikues në fushën e integrimit dhe Bashkimit Evropian, përkatësisht gjyqtarja në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, si dhe ish-Ministrja e Drejtësisë në Austri, Maria Berger, ish-Drejtori i Evropës Juglindore dhe Zgjerimit të BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, Klaus Voelfer, Zëvendësministrja për Çështjet Evropiane në Maqedoninë e Veriut, Viktorija Trajkov, si dhe Gerhard Jarosh, udhëheqës i së Drejtës penale ndërkombëtare në LGP Grup dhe ish-zëvendësprokuror i përgjithshëm në Vjenë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More