Aksion ekologjik për pastrimin e Liqenit të Ohrit, Sekulovski: Më shumë gjejmë mbeturinat të llojit, plastik, xham, kanaçe, goma automobilistike

nga Xh M

Ohër, 10 maj – Zhytësit ” Amfora” pastruan liqenin e Ohrit, ata theksuan se nevojiten më shumë aksione ekologjike, edukim dhe menaxhim i duhur me mbeturinat për të zvogëluar sasinë e mbeturinave të ngurta që zhytësit i nxjerrin nga fundi i Liqenit të Ohrit përmes një sërë aktivitetesh vullnetare.

Pikat më kritike janë aty ku derdhen lumenjtë në liqen – u theksua gjatë aksionit të sotëm për pastrimin e fundit të liqenit “Ohër Eko 2025”, në organizim të klubit të zhytjes “Amfora”.Ndryshe, kjo është hera e katërt që organizohet aksioni ndërkombëtar për pastrimin e fundit të Liqenit të Ohrit nga mbeturinat e ngurta, këtë vit nën patronazhin e DM drogerie dhe Komunës së Ohrit.

“Më shumë gjejmë mbeturinat të llojit, plastik, xham, kanaçe, goma automobilistike si dhe mbeturinat ndërtimtarie të cilat janë në thellësinë e Liqenit të Ohrit ndër vite dhe këto mbeturina duhet të largohen, janë rreth 100 persona të kyçur në aksion nga të cilët 70-80 janë zhytës të çetifikuar dhe të tjerët janë logjistik”, tha Jovan Sekulovski nga Klubi “Amfora”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More