Protestë në Koçani për tragjedinë në diskotekën “Pulse”

nga Xh M

Koçan, 10 maj – Me fotografi të viktimave dhe me pankarta, familjarët e viktimave sot dolën me “Marsh për engjujt” në Koçan.

Protesta filloi nga parku i qytetit dhe vazhdoi para stacionit policor, prokurorisë dhe gjykatës. Protesta filloi në ora 16:05 si simbolikë për vonesën e institucioneve, ndërsa përmes marshit dhe me fotografi para institucioneve kërkuan drejtësi.

I ati i një viktime kërkoi që të mos heshtet, por të diskutohet për shkak se heshtja na solli në tragjedi.

Ndryshe, më herët familjarët e viktimave përmes një letre njoftuan se kanë refuzuar ftesën e kryeministrit që të takohen në Qeveri të hënën dhe kërkojnë që takimi të ndodhë në Koçan.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More