Rrahje dhe kërcënime me armë në Tetovë – tre persona me padi penale për dhunë, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje

nga D. V.

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj M.T. (45) nga Tetova për dyshime mbi veprat penale “dhunë” dhe “privim i paligjshëm nga liria”, si dhe ndaj Sh.M. (18) dhe një të mituri, të dy nga fshati Shipkovicë i Tetovës, për dyshime për veprat penale “kanosje e sigurisë” dhe “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti e paautorizuar me armë ose materie shpërthyese”.

Më 10.03.2025, i kallëzuari i parë, nën kërcënimin e një pistolete, e ka marrë të kallëzuarin e dytë pas një objekti hotelierik në Tetovë dhe e ka sulmuar fizikisht. Po të njëjtën ditë, i dyti dhe i treti, i cili ka mbajtur pushkë automatike, janë paraqitur pranë shtëpisë së të kallëzuarit të parë, duke shkaktuar frikë tek të pranishmit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More