Murtezani u takua me përfaqësues të Agjencisë Evropiane për Droga (EUDA)

nga Xh M

Shkup, 14 maj – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot pati takim me përfaqësues të Agjencisë Evropiane për Droga (EUDA), në të cilën u diskutua për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe harmonizimin me standardet evropiane në luftën kundër trafikimit me drogë.

Në takim, siç informoi Ministria e Çështjeve Evropiane, u diskutua për rëndësinë e shkëmbimit të informacioneve në kohë të duhur përmes sistemit evropian për paralajmërimin e hershëm, si dhe për rolin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE në përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e shëndetit publik dhe përforcimin e sigurisë në rajon dhe në të gjithë Bashkimin Evropian.

“Bashkëbiseduesit e potencuan nevojën për përforcimin e kapaciteteve të insituticioneve nacionale, si dhe rëndësinë e ekzistencës së sistemit funksional për paralajmërim të hershëm dhe monitorim, në pajtueshmëri me praktikat evropiane. Palët riafirmuan përkushtimin e përbashkët ndaj vlerave evropiane, gjatë së cilës u shpreh gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit teknik dhe ekspert në mes të Maqedonisë së Veriut dhe EUDA-s, si pjesë e procesit më të gjerë të eurointegrimit”, thuhet në kumtesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More