Moti sot

nga Xh M

Shkup, 17 maj – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, më e shprehur përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 16 deri në 22 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me mundësi për reshje të dobëta shiu në disa pjesë të luginës gjatë pasdites. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë deri në 5, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 22 gradë.

Në ditët në vijim, informuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjik, do të ketë një periudhë me mot kryesisht të qëndrueshëm, deri të hënën me temperatura më të ulëta të mëngjesit, dhe temperaturat e ditës do të rriten gradualisht. Nga mesi i javës së ardhshme, do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More