“Ia rrëmbeu gruan, vajzën dhe gjyshen”/Arrestohet 33-vjeçari, MPB: Kërkoi para për t’ia liruar familjarët 26-vjeçarit

nga Xh M

Ohër, 18 maj – Nga Sektori për Punë të Brendshme në Ohër thonë se pas pas mesnate kanë arrestuar një 33-vjeçar, pasi i njëjti dyshohet se ia kishte rrëmbyer një 36-vjeçari familjarët dhe në këmbim, për lirimin e tyre kishte kërkuar dhe kishte pranuar para. Nga SPB-Ohër thonë pas udhëzimeve nga Prokuroria, do të parashtrojnë kallëzim përkatës ndaj 33-vjeçarit.

“Më datë 18.05.2025 në ora 00.50 në Bulevardin “Turistiçka” në Ohër, zyrtarë policorë nga SPB-Ohër kanë privuar nga liria A.D.(33) nga Ohri, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “rrëmbim” nga neni 141 i Kodit Penal. Përkatësisht, ai paraprakisht ishte raportuar në SPB-Ohër se gjatë një bisede telefonike me XH.D.(36) nga Ohri, ka kërkuar dhe ka marrë para për lirimin e gruas, vajzës së mitur dhe gjyshes së XH.D. SPB-Ohër, pas udhëzimeve të prokurorit publik, po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pas çka ndaj A.D. do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB-Ohër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More