Bulliqi sheh nga afër punimet që po realizohen në asfaltimin e rrugës lidhëse Bardash-Dobratin

nga D. V.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi bashkë me drejtorin për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Liridon Gashi, kanë vizituar punimet që janë duke u realizuar në asfaltimin e rrugës lidhëse Bardash-Dobratin.

Bulliqi thotë se ky projekt me gjatësi 1,172.73m dhe gjerësi prej 5.5m do të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet këtyre fshatrave dhe një lehtësi më e madhe për banorët dhe të gjithë ata që e shfrytëzojnë këtë rrugë.

Vlera e projektit është 226,389.02 euro, ku 70,839.02 i ka investuar Komuna, kurse pjesën tjetër MMPHI-ja.

“Ky është një tjetër projekt i realizuar falë bashkëpunimit të mirë me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, ka deklaruar ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More