Takim i ministrit Toshkovski me ambasadorin e Kazakistanit, Satibaldi Burshakov

nga D. V.

Shkup, 21 maj – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, realizoi sot një takim pune me ambasadorin e Kazakistanit në vend, Satibaldi Burshakov, ku u u konfirmuan marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në nivelin e policive dhe në luftën kundër të gjitha llojeve të krimit.

“Të dyja palët shqyrtuan marrëveshjen e bashkëpunimit policor ndërmjet qeverive të dy vendeve, bartësit e së cilës do të jenë Ministritë e Punëve të Brendshme, përmes nënshkrimit të së cilës do të rritet bashkëpunimi në nivelin operativ, shkëmbimi i informacionit, edukimi i nëpunësve policorë, si dhe bashkëpunimi në luftën kundër të gjitha llojeve të krimit të organizuar ndërmjet dy ministrive”, kumtuan nga MPB.

Me këtë, citohet në kumtesën e MPB-së,do të mundësohet më tej bashkëpunimi më i mirë dhe përafrimi i standardeve të Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ndërkombëtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More