Një delegacion biznesi gjerman për takim në Odën Ekonomike

nga D. V.

Shkup, 22 maj – Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, me një ekip nga biznesmenë të Maqedonisë sot do të jetë nikoqir i Asociacionit lider gjerman të biznesit, të fokusuar në marrëdhëniet ekonomike mes Gjermanisë dhe vendeve të Evropës Lindore, Kaukazit dhe Azisë Qendrore, me 20 biznesmenë nga sektori i bankës, energjisë, telekomunikacionit dhe transportit.

Delegacionin gjerman e udhëheq Kristof Bek, anëtar i Bordit drejtues të Asociacionit të biznesit dhe Jan-Aksel Vos, zëvendës-shefi i misionit në ambasadën e Gjermanisë në vend.

“Në takim do të bisedohet për potencialet e bashkëpunimit në përputhje me aktivitetet dhe synimet e shoqatës gjermane, të cilat ndër të tjera përfshijnë mbështetjen e reformave ekonomike dhe stabilitetit në vendet partnere, lobimin për kushte më të mira ekonomike dhe juridike për biznesin, si dhe organizimin e konferencave profesionale, forumeve të biznesit e të ngjashme”, njoftoi Oda Ekonomike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More