Dimovska: Sekretarët e përgjithshëm janë nxitës të dialogut ndërparlamentar

nga D. V.

Shkup, 23 maj – Në Takimin e Sekretarëve të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (APM) u zhvilluan dy diskutime, ku morën pjesë sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Nikolla Gjoshevski.

Në diskutimin në tryezën e rrumbullakët “Kontributi i anëtarëve të APM-së në marrëveshjen për të ardhmen e Kombeve të Bashkuara”, përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara mbajti prezantim mbi Marrëveshjen për të ardhmen duke theksuar prioritetet kryesore të Marrëveshjes. Ai gjithashtu trajtoi rëndësinë e parlamenteve në procesin e miratimit, si dhe në mbikëqyrjen e zbatimit.

Në diskutimin që pasoi, Dimovska theksoi se sekretarët e përgjithshëm, përmes shërbimit të tyre, nuk janë vetëm organizatorë të proceseve parlamentare, por janë edhe kujtesa institucionale që nxit dialogun ndërparlamentar.

Në diskutimin që shënoi 20-vjetorin e APM-së, pjesëmarrësit ranë dakord që Takimi i Sekretarëve të Përgjithshëm është forum i rëndësishëm, formati i të cilit duhet të përmirësohet dhe temat e diskutimit duhet të përqendrohen në digjitalizimin e parlamenteve, pjesëmarrjen e të rinjve në parlamentarizëm dhe avancimin e funksionit mbikëqyrës të parlamenteve.

Në margjinat e Takimit, Dimovska dhe Gjoshevski u takuan me kolegët e tyre nga Maroku, Mali i Zi, Franca, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Temë e përbashkët e takimeve ishin mundësitë dhe fushat e bashkëpunimit midis shërbimeve dhe diplomacia parlamentare në nivelin e sekretarëve të përgjithshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More