Mexhiti takon Toshkovskin dhe Tripunovskin, diskutojnë mbi mbrojtjen e natyrës dhe pyjeve nga zjarret

nga Xh M

Shkup, 23 maj – Planifikuam paraprakisht – për të parandaluar dëme që nuk riparohen lehtë. Sot iniciova një takim pune me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Cvetan Tripunovski, si hap të parë në krijimin e një grupi ndërinstitucional për parandalimin e zjarreve në pyje.

Në vigjilje të muajve të verës, së bashku shqyrtuam hapa konkrete për mbrojtjen e pyjeve dhe maleve, me një qëllim të qartë – në vend të fikjes së vonuar, të kemi parandalim të hershëm:

✅ Identifikimi i zonave kritike
✅ Forcim i koordinimit të institucioneve
✅ Kontrolle të shtuara në terren
✅ Masa parandaluese dhe thirrje publike

Mendojmë përpara, veprojmë në kohë – sepse mjedisi është përgjegjësi e të gjithëve ne.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More