Vengu me ambasadorët e vendeve të BE: Investimet në mbrojtje, prioritet i qeverisë

nga D. V.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një bashkëbisedim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Në këtë takim Vengu diskutoi mbi investimet në mbrojtje dhe zhvillimin e kapaciteteve prodhuese të industrisë ushtarake, në një moment kur forcimi i shtyllës evropiane të NATO-s është një temë mjaft aktuale.

Vengu theksoi se, investimet në mbrojtje që sjellin përfitime edhe në fusha civile, nxisin inovacionin dhe gjenerojnë vlerë të shtuar ekonomike në vendin tonë, përbëjnë një prioritet të rëndësishëm në agjendën e Qeverisë shqiptare.

Në këtë kontekst, ministri Vengu vlerësoi vendimin e Bashkimit Evropian për të përfshirë Shqipërinë në mekanizmat dhe projektet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More