Takim vëllazëror mes Kasamit dhe Konjufcës në Tetovë

nga Xh M

Tetovë, 29 maj – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, realizoi sot një vizitë zyrtare në Tetovë, ku u prit nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami.

Takimi mes dy përfaqësuesve të institucioneve shqiptare u zhvillua në një atmosferë vëllazërore dhe miqësore, duke theksuar lidhjet e forta ndërmjet shqiptarëve në të gjitha trojet dhe përkushtimin për bashkëpunim institucional dhe kombëtar.

“Kjo vizitë edhe njëherë tregon forcën e lidhjes sonë vëllazërore dhe kombëtare”, u shpreh kryetari Kasami pas takimit, duke falënderuar Konjufcën për këtë vizitë domethënëse.

Vizita e kryeparlamentarit të Kosovës vjen në vazhdën e intensifikimit të kontakteve ndërinstitucionale ndërmjet liderëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, me synim thellimin e bashkëpunimit politik, kulturor dhe ekonomik në nivel rajonal

https://www.facebook.com/share/p/16EBhqCdre/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More