Taravari: VLEN-i kundërshtonte punësimin e motrave medicinale

nga Redaksia

Shkup, 30 maj – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas protestës së sotme të motrave medicinale në Spitalin Klinik të Tetovës, të cilat prej muajsh janë lënë pa rroga.

“Arsyet pse e lashë këtë Qeveri po bëhen gjithnjë e më të qarta”, ka shkruar Taravari në një status në rrjetet sociale.

“Një rast i dhimbshëm është ai i motrave medicinale të Spitalit të Tetovës, të cilat janë pa vendim dhe pa rrogë”, thekson kreu i ASH-së.

Ai sqaron se, gjatë kohës sa ka qenë Ministër i Shëndetësisë, ka kërkuar punësimin e tyre, por ish-partnerët nga VLEN e kanë kundërshtuar, pasi, sipas tij, kishin për synim punësimin e kuadrove partiake.

“I kërkoja me ngulm punësimet e tyre, por VLEN e kundërshtonte, sepse ata donin punësime partiake!”, shkruan Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More