A do të mbetet Taravari vetëm me Gostivarin!

nga Xh M

Shkup, 31 maj – Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili së fundmi u largua nga qeveria, thotë se ende nuk ka një marrëveshje me BDI-në, por vazhdon të pohojë se në disa komuna, siç është Kërçova, është e mundur të kenë një kandidat të përbashkët me BDI-në. Por, në kalkulimet e kryetarëve të komunave, duket se Taravari do të mbetet vetëm me Gostivarin, analizon “Zhurnal.mk”.

Në Kërçovë bashkohen partitë shqiptare

Ish ministri i shëndeëtësisë Arben Taravari, i cili ka dalë në opozitë me pjesën e partisë së tij Aleanca për Sqhiptarët, së fundmi ka përsëritur se nuk ka asnjë marrëveshje me BDI-në. “Edhe pse kanë kohë që thonë se kemi një marrëveshje. Po ju them sonte, nuk kemi ende një marrëveshje, por tani jemi parti opozitare”, ka thënë Taravari.

Megjithatë kur flet për ndarjen e kryetarëve të komunave, ai deklaron se partitë shqiptare mund të bashkohen dhe të bashkëpunojnë për komunën e Kërçovës.

“Në disa komuna, të jemi të sinqertë, mund të ketë bashkëpunim midis VLEN – BDI – Aleancës. Për shembull, Kërçova. Kërçova është një shembull tipik në të cilin, për fat të keq, do të përfundojë duke votuar për një maqedonas ose një shqiptar, megjithëse unë nuk do të doja që zgjedhjet të ishin të tilla, por më tepër të votohej për një kandidat”, thotë Taravari. Ai ka shtuar se bashkëpunimi midis tre partive është i mundur edhe në komuna të tjera, pa specifikuar se në cilat komuna.

Gjithashtu Taravari ka thënë se prioritet për të dhe partinë janë zgjedhjet e ardhshme lokale dhe të dalë sa më mirë të jetë e mundur në këto zgjedhje, shkruan “Zhurnal.mk”.

Taravari mund të mbetet vetëm më Gostivarin

Nëse bëhët një analizë më e thuktë e zgjedhjeve lokale, duket se matematikat do ta nxjerrin taravarin në fund vetëm si fitues në një komunë, aty edhe nga vjen ai, qytetin e Gostivarit. Brenda Frontit Evropian bëjnë pjesë shumë parti, dhe gjithsesi secila prej tyre kërkon pjesën e saj që i takon në ndarjen e komunave. Ahmeti, do ta ketë të vështirë t’i kënaqë kërkesat e të gjitha partive dhe do të bëjë kompromise të dhimbshme në dëm të partisë së tij.

Problematike është çështja e qytetit të Strugës, e cila aktualisht drejtohet nga Ramiz Merko që vjen nga BDI-ja. Por, këtë komunë Ahmeti do të detyrohet t’ua japë partnerëve të koalicionit ose Zijadin Selës ose Arben Taravarit. Pasi Sela mbetet stoik në Frontin Evropian dhe nuk i bashkangjitet qeverisë, atëherë do të mëshirohet me komunën e Strugës, ku edhe ka qenë kryetar i saj, shkruan “Zhurnal.mk”.

Në Kërçovë kandidat mund të nxjerr BDI-ja, e cila ka vite që e drejton këtë qytet, por kandidat të fuqishëm në këtë komunë ka edhe VLEN, nga vjen ministri i Fatmir Limani. Në këtë komunë, sigurisht që dy partitë do të garojnë në rrethin e parë, porn ë rrethin e dytë do të mbështet vetëm një kandidat shqiptarë, sepse ekziston rreziku që komunën ta fitojnë edhe partitë maqedonase.

Taravari shpreson të fitojë edhe në komunën e Vrapçishtit, kryetari aktual i së cilës iu bashkua ASh-së. Por, këtu do të jetë problem bashkëpunimi, sepse hise në këtë komunë do të kërkojnë edhe komuniteti turk, të cilët janë pjesë e FE-së, dhe janë pjesë dërmuese në këtë komunë.
Në Tetovë, lufta do të jetë më e lëhtë në interes të VLEN-it, sepse kryetari i Besës, Bilall Kasami duket se është pozicionuar mirë dhe nga Fronti Evropian nuk kanë asnjë kandidat serioz që të nxjerrin si kundër kandidat.

Në Shkup, katër komunat më të mëdha shqiptare Çairi, Saraji, Studeniçani e Haraçina do të jetë kafshatë e vështirë për t’u marrë. VLEN thuajse është lidere në të gjitha komunat, por gjithashtu me përçarjen e Taravrit dhe Arben Fetait, i cili vjen nga komuna e Likovës, VLEN duket të jetë në avantazh edhe për komunën e Likovës dhe Kumanovës.

“Suma sumarum”, mbi të gjitha, humbës më i madh duket se do të jetë Arben Taravari, i cili në fund mund të kënaqet vetëm me komunën e Gostivarit, e përderisa ishte pjesë e VLEN-it, në dorë e kishte ofertën për pesë kryetarë komunash, shrkuan “Zhurnal.mk”!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More