Shkup, 31 maj – Sot, me asfaltimin e rrugës “Nexhat Agolli” 🛣️ përmbyllëm me sukses një projekt të rëndësishëm për këtë lagje – ndërrimin e rrjetit të kanalizimit dhe vendosjen e rrjetit të ri të ujësjellësit 🚧💧, nga i cili përfitojnë mbi 50 amvisëri 🏡.
Isha në terren për të ndjekur punimet nga afër dhe më vjen mirë që çdo fazë e projektit u realizua me cilësi ✅ dhe përkushtim. Ky investim u bë i mundur falë bashkëpunimit dhe përkrahjes nga Qeveria e RMV-së.
Çairi po ndryshon çdo ditë 📈 me projekte konkrete, bashkëpunime efektive dhe me një administratë që punon me përgjegjësi për qytetarët 👨👩👧👦.