A do të ketë apo jo përgjegjësi penale për Kocevskin?

nga Xh M

Shkup, 25 shkurt – Qeveria miratoi propozimin e përgatitur nga Ministria e Drejtësisë për shkarkimin e prokurorit të shtetit Ljupço Kocevski. Pas përfundimit të procedurave qeveritare, ai do t’i dërgohet Këshillit të Prokurorëve Publikë, nga ku, në përputhje me afatet ligjore, Këshilli duhet të dërgojë mendim brenda 15 ditëve.

Sipas të dhënave në propozim, ku thuhet se Kocevski në mënyrë të paautorizuar ka zbuluar informacione dhe të dhëna për lëndët gjyqësore, me çka ka shkelur obligimin për mbrojtjen e konfidencialitetit të procedurës së përcaktuar me ligj, Qeveria do të kërkojë edhe përgjegjësi penale.

Kryeministri Mickoski për këtë nuk ka dhënë një përgjigje koncize, por tha se në të ardhmen gjithçka që vijon do të bazohet në Kushtetutë.

Më herët gjatë ditës palët nuk pushuan me akuzat se kush është fajtori për gjendjen e sistemit të drejtësisë. LSDM është e mendimit se janë për reforma në gjyqësor, por ajo që kanë parë në terren, sipas tyre, është partizim bruto.

Që nga seanca e kaluar e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Kocevski ka mohuar se ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme, duke ua lënë vendimin politikanëve, ndërsa ia ka lënë opinionit dhe qytetarëve të vlerësojnë nëse ai është shkarkuar ligjërisht apo kundërligjshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More