A ka ndikim politika në gjyqësor?

nga I.A

Shkup, 20 dhjetor – Edhe pse po flasim për dy pushtete krejtësisht ndaras e të ndryshme nga njëri tjetri, sërish praktika ka ndikuar dukshëm për të krijuar terren të përshtatshëm për ta ngritur si çështje ndikimin e politikës në gjyqësor. Ish pushteti i kaluar ishin ekspert të kësaj çështje saqë ndikimin në gjyqësor e kishin bërë punë të përditshme e të zakonshme. Pra, dalngadalë po zbardhen raste të shumta në të cilat ish pushteti ka ndikur hapur e dukshëm në sistemin e gjyqësisë. Çfarë sjellë kjo? Asgjë më pak se sa humbjen e besimit në organet e gjyqësisë, dhe kur gjyqësorit nuk i besohet shumë vështirë që meritokracia e drejtësia të aplikohen ashtu siç duhet e siç i ka hije një vendi e shteti demokratik, shkruan Zhurnal.

Politika ka ndikim në gjyqësor, ligje ka mirëpo nuk zbatohen siç duhet –

Profesori universitar Goran Kallajxhiev i ftuar në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia tha se gjyqësia në vend ka mjaftueshëm ligjë që janë në koordinim më ato ndërkombëtarë evropiane, mirëpo zbatimi i tyre është i mangët shkaku i ndikimeve politike në gjyqësor.

“Unë nuk e shoh problemin tek gjyqësia sa e shoh tek politika, sepse politikaa e ka korruptuar sistemin gjyqësor. Politika t’i mbajë duart larg nga gjyqësori, vetëm atëherë do të kemi rezultate korrekte dhe kthim besueshmërie tek drejtësia në RMV”, tha Kallajxhiev.

Avokati Zvonko Davidoviq u shpreh se politika nuk ka ndërhyrë vëtëm në gjyqësi por në të gjitha sferat kryesore të jetës, teksa arrestimet e fundit nga qeveria aktuale i quajti si veprime për pikë politike.

“Ndikimi politik ka ndërhyrë gjithkund, edhe në gjyqsor, edhe në sistemin shëndëtësor edhe në arsim dhe kjo është e dëmshme për vendin. Deklaratat që dëgjojmë së fundmi të tipit, “Qeveria dëgjoi zërin e qytetarëve dhe filloi arrestimet”, është deklaratë qesharake për pikë politike, sepse nuk vendosin qytetarët për arrestimet, por prokuroria sheh nëse ka dëshmi ose dosje kriminale ndaj ndonjë individi”, tha Davidoviq.

Funksionimi i gjyqësorit me hapa të ngadalshëm –

Sistemi gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka nivel të caktuar dhe mesatar të gatishmërisë dhe është arritur progres i caktuar në funksionimin e gjyqësorit, tregon Raporti për progresin e vendit për vitin 2024. Theksohet se vendi miratoi Strategji të re për reforma në gjyqësor (2024-2028) dhe udhërrëfyes për Kapitullin 23, si dhe se është filluar me zbatimin e rekomandimeve të Misionit Vlerësues për punën e Këshillit Gjyqësor nga viti 2023.

“Paralajmërimet e Qeverisë së re për ‘shpërbërjen’ e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial janë shqetësim serioz, sepse veprimet e tilla do ta minonin pavarësinë e gjyqësorit. Deficiti i rritur në burime njerëzore në gjyqësor shkakton shqetësim për ndikimin ndaj cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë”, vlerëson KE në Raport. Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar janë zbatuar pjesërisht dhe ende janë të vlefshme në masë të madhe. Sipas KE-së, vendi në vitin e ardhshëm duhet:

Pa qeverisje funksionale të së drejtës, Maqedonia e Veriut nuk mund të shpresojë për përparim në procesin e integrimeve evropiane, veçanërisht duke pasur parasysh se pika kyçe gjatë negociatave të cilat ende nuk kanë filluar është pikërisht kapitulli 23, gjyqësori dhe të drejtat e njeriut. Perceptimi aktual i sistemit gjyqësor Në Maqedoninë e Veriut është pasqyrim i asaj për të cilin vlerësohet se është skajshmërish i partizuar, institucionet e drejtësisë nuk funksionojnë, thënë thjesht, gjyqësori nuk e kryen funksionin e tij si autoritet i tretë, pra si korrigjues i legjislativit dhe ekzekutivit.

Prandaj nuk duhet të habitemi me besimin jashtëzakonisht të ulët i qytetarëve në sistemin e drejtësisë, i cili tashmë ka rënë nën katër për qind, që është një fakt shkatërrues për një vend. Prandaj, në plotësimin e kirtereve të Kopenhagës për anëtarësim në BE është e domosdoshme edhe adaptimi i ligjeve të vendit kandidat me ato të BE-së, e kjo praktikë pra merret nga vendet evropiane të zhvilluara.

Për qeverinë e re fokusi duhet të jetë në reforma. Reforma të cilat para së gjithash janë dhe mbi të gjitha do të jenë me kërkesë të qytetarëve dhe interesave të tyre. Rruga përpara, intensiteti i atyre reformave dhe përparimi drejt BE-së tani varet nga ne. Tani është momenti kur duhet të ndërlidheni në atë nxitje që ka ndodhur në vitin 2022 me fillimin e negociatave.

Prandaj, për të ecur para Maqedonia e Veriut është e detyruar që krahas gjitha reformave tjera të bëj edhe reformat e duhura dhe shumë të nevojshme në sektorin e gjyqësisë, fillimisht duke e departizuar pastaj duke e lejuar që të funksionojë pa presione politike, në mënyrë që të ketë kuptim të plotë si pushtet korrigjues. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More