Shkup, 15 nëntor – Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska gati me çdokënd prej funksionarëve në Qytet të Shkupit, po edhe me dikasterët që nuk është zënë apo kundërshtuar ideve që i janë propozuar.
Këtë e ka dëshmuar disa herë me shkarkim e drejtorëve në disa ndërmarje dhe shefave të sektorëve brenda Qytetit të Shkupit.
Por kjo gjë krijon probleme në kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Gjorgjievski shprehu zhgënjimin për mungesën e seriozitetit në ndërhyrjen e Qytetit të Shkupit. Sipas tij, vazhdimisht po kërkohen justifikime dhe problemi i vërtetë është pamundësia për të menaxhuar transportin publik.
Banorët e Shkupit vazhdojnë të përballen me probleme serioze në transportin publik, ndërsa zgjidhja e situatës, siç thonë autoritetet, do të presë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale. Këtë çështje sot e komentuan zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit dhe lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, si dhe kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, pas vizitës në selinë e BNJVL-së.
Nikoloski pranoi se transporti publik në Shkup është larg nivelit të dëshiruar dhe se problemet janë serioze, por gjithashtu theksoi se secili mban përgjegjësinë e tij për situatën. Sipas tij, gjatë ndryshimeve të mëparshme të rregulloreve ligjore janë bërë emërime të papërgjegjshme të kryetarëve të komunave, gjë që ka sjellë edhe këto rezultate.
“Është e papranueshme që kryetarët e komunave nuk mund të ndërrohen, gjë që çon në situata të tilla. Mendoj se kjo është një përgjigje e qartë për problemet që po ndodhin”, tha Nikoloski.
Në anën tjetër, Gjorgjievski shprehu zhgënjimin për mungesën e seriozitetit në ndërhyrjen e Qytetit të Shkupit. Sipas tij, vazhdimisht po kërkohen justifikime dhe problemi i vërtetë është pamundësia për të menaxhuar transportin publik.
“Është për të ardhur keq që duhet të presim zgjedhjet lokale për të zgjidhur këtë situatë. Besoj se pas zgjedhjeve, brenda pak muajsh, situata do të përmirësohet”, tha Gjorgjievski.
Është për të ardhur keq që autorët e kalvarit të qytetarëve të qytetit të Shkupit me transport publik, flasin se si u ka ardhur keq për qytetarët, kanë reaguar nga Qyteti i Shkupit.
“Për tre vjet këshilltarët e VMRO-DPMNE-së refuzojnë të miratojnë blerjen e 250 autobusëve të rinj. Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së për tri vite refuzojnë të votojnë për realizimin e projektit BRT, i cili Shkupit do t’i japë pa pagesë 50 autobusë të rinj. Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së për tre vite kanë bllokuar buxhetet dhe programet e punës së JSP-së. VMRO-DPMNE dhe qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski refuzuan blerjen e autobusëve të rinj, ndonëse ne propozuam që mjetet për blerjen e autobusëve të rinj t’i kalojnë Qeverisë së Shkupit dhe të blejnë autobusët”, thuhet në reagim.