A ka PDK-vija të kuqe për VV-në? Hamza: Jemi më të afërt në aspektin programor, konceptual me partitë që kemi qenë në të kaluarën

nga D. V.

Sa i përket deklaratave që nuk ka vija të kuqe me askënd dhe se a mund të ketë një përafrim me Vetëvendosjen, kryetari i sapozgjedhur i këtij subjekti, Bedri Hamza ka thënë se programet dhe bindjet politike më të përafërta i kanë me partitë të cilat në të kaluarën kanë qenë ose në pushtet ose në opozitë, raporton Ekonomia Online.

Ai theksoi se vijat e kuqe nuk duhet të vihen për askënd kur bëhet fjalë për interesin e shtetit.

“Sa i përket vijave të kuqe, për neve është më e preferueshme, më afër programeve politike, bindjeve, koncpetuale që të jemi bashkë me partitë politike që kemi qenë në të kaluarën herë në pushtet e herë në opozitë…kjo puna e vijave të kuqe është mirë që mos me u vendos sepse ëshë treguar e dëmshme për vendin. E kuptojë interesin e partive politike por të gjithë ne duhet të jemi sigurt që interesi i vendit, shteti është mbi partitë. Dhe kur është interesi i shteti ky është kryesor. Edhe gjuha që përdoret në fushatë të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Hamza në konferencën për media.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More