Abbott takon kreun e SPAK: Partneritet për të luftuar krimin e organizuar

nga D. V.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Nicholas Abbott u takua sot me kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho.

Sipas njoftimit të ambasadës britanike, takimi u zhvillua “për të diskutuar mbi punën në vijim dhe mbështetjen e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar për SPAK-un”.

“Të dy palët riafirmuan partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar të rëndë, si një çështje e përbashkët”, njoftoi ambasada britanike.

Klodjan Braho u zgjodh kreu i SPAK-ut më 11 dhjetor 2025 teksa mori 7 vota nga anëtarët e KLP. Braho u zgjodh mes 4 kandidatëve dhe do të ketë një mandat trevjeçar, duke zëvendësuar në këtë pozicion Altin Dumanin.

Braho mori zyrtarisht detyrën më 22 dhjetor si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More