Abdixhiku e quan shumë miqësor takimin me Limajn, nuk jep më shumë detaje

nga D. V.

Në vazhdën e ngërcit politik, liderët e partive politike po vazhdojnë të takohen ndonëse këto takime nuk po sjellin rezultate.

Të mërkurën një takim i tillë është zhvilluar mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj.

Abdixhiku pas dështimit të 34-të të seancës për konstituimin e Kuvendit, u shpreh shkurt për media se takimi me Limajn ishte miqësor.

“Takim shumë miqësor me z.Limajn, asgjë më shumë se kaq”, tha Abdixhiku.

Për këtë takim foli edhe vetë kreu i Nismës, Fatmir Limaj i cili tha se ishte një takim jashtëzakonisht i mirë.

“Kemi pasur një takim shumë të mirë, i kemi biseduar të gjitha tema, kemi pasur një bisedë shteruese dhe mund të them që ka qenë një takim jashtëzakonisht i mirë.Kemi biseduar për të gjitha temat që e preokupojnë Kosovën, që i kemi përgjegjës si zhvillimet politike, ekonomike, rajonale…angazhimet tona, obligimet që duhet me i kry. Ka qenë një bisedë jashtëzakonisht e mirë…”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More