Abdixhiku në Kullën e Jasharajve: Epoka e UÇK-së dhe sakrificat e Jasharajve, janë fundamenti i shtetit të Kosovës

nga D V

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sot për vizitë në Prekaz ku ka bërë homazhe me rastin e Epopesë së UÇK-së.

Abdixhiku është pritur në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

“Sot, tek Kulla e Jasharajve, në 27 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nderuam sakrificën sublime të Adem Jasharit, familjes Jashari e nëpërmjet tyre dhe gjithë të rënëve në altarin e lirisë. Të kujtosh e shënosh Epopenë e UÇK-së, do të thotë të kujtosh e shënosh vet fundamentin e shtetit të Kosovës dhe përpjekjes sonë kolektive për liri”, ka shkruar Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së ka shtuar se qëllimi i shuarjes së turngut familjar të Jasharajve një çerek shekulli më parë, ishte qëllim i shuarjes së vet popullit shqiptar në Kosovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More