Abdixhiku “nis” fushatën: Le të ringritemi

nga Xh M

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkruar shkurt në Facebook, të premten, pasi presidentja Vjosa Osmani e caktoi 9 shkurtin si datë të zgjedhjeve të ardhshme.

“Vit i ri, Rrugë e re! Lidhja Demokratike e Kosovës dje, sot, përherë! Le të bëhemi bashkë! Më 9 shkurt, le të ringritemi si një!”, ka shkruar ai në Facebook në “nisjen” e fushatës zgjedhore.

2025-ta do të jetë vit i rregullt zgjedhor. Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti do të jetë e para që nga shpallja e pavarësisë që do ta përfundojë mandatin e plotë katërvjeçar. Për një kohë të gjatë, partitë opozitare kishin kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por më herët gjatë këtij viti dështuan të arrinin pajtim se si të shkohet në zgjedhje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More