Abuzimi me fondet e BE, Ilir Beqajt i sekuestrohen dhe llogaritë bankare

nga D V

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të sekuestrojë disa llogari bankare dhe aksione kompanish në pronësi të disa prej personave të akuzuar si të përfshirë në skemën e abuzimit me fondet e BE, mes të cilëve dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Llogaritë bankare iu janë sekuestruar dhe të akuzuarve të tjerë Ermal Kurtulaj, Gazmend Haxhia, Elton Marini, Bledar Lekan dhe Bjoa Ziaj.

“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.430, datë 15.07.2024, i ndryshuar me vendimin nr. 34, datë 09.08.2024, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sekuestro preventive mbi disa llogari bankare, shuma të parave, e të tjera, si më poshtë vijon:

1.      14 323 125 (katërmbëdhjetë milon e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) Lekë;

2.      15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) Euro;

3.      42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;

Këto shuma parash janë sekuestruar në llogari rrjedhëse, depozitë me afat, cash dhe ju përkasin personave nën hetim G.H., E.M; I.B., E.K., B.Z., B.L; dhe shoqërive tregëtare të personave nën hetim;

4. Sekuestro preventive mbi 19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k..

5. Sekuestro preventive mbi tre automjete regjistruar në pronësi të personave nën hetim E.K dhe E.M”, shkruhet në njoftimin e gjykatës.

Ilir Beqaj akuzohet se ka abuzuar me fondet e BE-së gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAC. Përmes njerëzve të besuar, njëri prej të cilëve është Ermal Kurtulaj, ish-drejtues i projektit Eusair, pranë Agjencisë, ata dyshohet se kanë përfituar shuma të mëdha parash, përmes faturave fiktive për shërbime të pakryera të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More