Ademi-Geer: Veprimtaria e Gjykatës së Lartë është një shembull i mirë për të gjithë gjyqësorin

nga D V

Shkup, 5 gusht – Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi, ka zhvilluar sot një takim pune me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, David Geer, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, theksojnë nga Gjykata e Lartë, Ademi theksoi se është me rëndësi të madhe që aktivitetet e gjykatës më të lartë në vend të vlerësohen pozitivisht në Raportin e ri për sundimin e ligjit të Bashkimit Evropian.

“Vlerësimet pozitive për Gjykatën e Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut paraqesin vazhdimësinë e raporteve të Komisionit Evropian në vitet e fundit dhe ky është një motiv i madh për të vazhduar me të njëjtat angazhime dhe synime programore. Zbatimi i rekomandimeve të Komisionit Evropian është kyç në rrugën tonë evropiane”, theksoi Ademi, duke falënderuar ambasadorin për përkushtimin e tij dhe mbështetjen e BE-së për sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Ambasadori Geer theksoi se risia dhe krijimtaria e Gjykatës së Lartë është për t’u përshëndetur, veçanërisht për çështjet që kanë të bëjnë me hapjen e gjyqësorit, interesin publik dhe avancimin e praktikës gjyqësore, ku përfshihen edhe parimet e transparencës në çështjet me interes publik, zbatimin e Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe çështjen e një mjedisi të shëndetshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More